Shtegu i Ngjyrave – Magjia e livadheve Alpine

Shtegu i Ngjyrave – Magjia e livadheve Alpine

Shtegu i Ngjyrave është një nga destinacionet më të vizituara viteve të fundit e sidomos gjatë verës për shkak të klimës alpine dhe temperaturave të përshtatshme.

Së fundmi Shtegu i Ngjyrave është vizituar nga 100 vizitorët e parë. Lajmi bëhet i ditur nga kryetari i bashkisë Kukës, Safet Gjici sipas të cilit “ngjyrat fantastike dhe bukuritë mahnitëse janë në destinacionin më të ri turistik në Shtegun e Ngjyrave. Kënaqësi e pafundme se sa shumë e vizitojnë bukurinë natyrore në Kukësin tonë. Mbi 100 vizitorë e shijojnë këtë mrekulli përrallore çdo fundjavë”.

May be an image of nature

Ky destinacion shqiptar që është kalimi Shishtavec-Çaje në parkun natyror Koritnik-Korab, ofron një nga eksperiencat me unike në bjeshkët e Shqipërisë. Ai është një shteg i ri për të eksploruar për të apasionuarit pas hiking dhe natyrës. Afër këtij shtegu ndodhet edhe trekëndëshi ndërkufitar Kosovë-Shqipëri-Maqedoni e Veriut.

Ekzistojnë disa shtigje lidhëse dhe pika dalëse që çojnë në zona të banuara, që shoqërohen me nivele të ndryshme vështirësie për ecje. Seksioni më i madh i shtegut, rreth 150 km, është në territorin shqiptar ku kalon nëpër Parkun e Natyrës Korab-Koritnik të njohur si një luginë alpine dhe habitat i shumë kafshëve të egra.

May be an image of one or more people and nature

Pamja që e rrethon është vërtetë magjike dhe për rreth 7 orë ecje ky shteg do t’ju lërë me gojë hapur. Sezoni i verës është dhe më i bukuri për ta vizituar pasi shumëllojshmëria e luleve të kësaj zone e kthejnë atë në një parajsë të vogël në tokë.

Kukësi me bukuritë natyrore që e rrethojnë dhe monumentet e kulturës është kthyer në një destinacion turistik si në dimër edhe në verë. Të shumtë janë turistët vendas e të huaj, të apasionuar pas ngjitjeve në mal, që kanë shijuar vitet e fundit bukuritë e bjeshkëve. Një ndër destinacionet më kryesore së fundmi është parku natyror Korab-Koritnik./Motilokal.com