21 Qershor - Dita e Liqenit të Ohrit

21 Qershor - Dita e Liqenit të Ohrit

Një nga dhuratat më të bukura të natyrës në Evropë është liqeni i Ohrit dhe rrethina e tij. Mjafton vetëm ta shikoni si pushon në largësi, t’i dëgjoni valët dhe të shikoni kaltërsinë e pafund për të rënë në dashuri me të.

Liqeni i Ohrit është liqeni më i vjetër në Evropë, i krijuar nga çarjet tektonike rreth 2 milionë vite më parë. Pika më e thellë e Liqenit arrin 288 metra. Pjesa më e madhe e ujit të Liqenit të Ohrit buron nga Prespa, një liqen rreth 10 km në juglindje të tij dhe 150 metra më lart si nivel në krahasim me Liqenin e Ohrit. Malet e larta të Parkut Kombëtar të Galicicas ndajnë të dy liqenet. Uji i Liqenit të Prespës kalon përmes lumenjve dhe përrenjve nëntokësorë përpara se të shpërthejë në burime brenda dhe rreth Liqenit të Ohrit. Burimet më të njohura nënujore ndodhen në Drilon dhe afër Manastirit të Shën Naumit.

Shumë vizitorë udhëtojnë në Liqenin i Ohrit për të shijuar plazhet që rrethojnë këtë liqen. Kulmi i sezonit të plazhit është Qershori, Korriku dhe Gushti dhe gjatë kësaj kohe bregu i liqenit është mjaft i populluar si me të rinj e të moshuar, banorë vendas dhe vizitorë të huaj.

Liqeni i Ohrit është i ftohtë dhe i famshëm për pamjet e mrekullueshme panoramike të ujërave të pastër. Burimet nënujore vazhdojnë të pompojnë ujë të ftohtë dhe të pasur me oksigjen që buron nga Liqeni i Prespës, një tjetër liqen ky që ndodhet 10 km në juglindje dhe 150 metra në një nivel më të lartë sesa Liqeni i Ohrit. Cikli i vazhdueshëm i qarkullimit të ujit mes dy liqeneve, ndihmon aftësinë e Ohrit për të rigjeneruar veten dhe për të qëndruar i pastër dhe i qartë.

Liqeni i Ohrit ka 87.53 km breg dhe shumë plazhe të ndryshme, por disa janë më të mirë për të notuar se të tjerët. Kështu plazhet më popullore ndodhen në Ohër, në zonën Ljubanista afër Shën Naumit, si dhe në Tushemisht, Pogradec dhe Strugë. Të gjitha këto plazhe janë të mrekullueshme për të notuar dhe për ndonjë pije apo për të drekuar në shumë kafene dhe restorante përgjatë bregut.

Ndërsa shumica e plazheve të Liqenit të Ohrit janë me guraleca, disa të tjerë si Ljubanista, Pogradeci dhe Struga kanë breg me rërë dhe uji është i cekët. Gjatë sezonit të verës, uji është i freskët, por jo i ftohtë. Ju mund të shihni dhe peshqit e vegjël që notojnë vërdallë. Qëndroni palëvizur dhe mund t’i shihni ata teksa eksplorojnë këmbët tuaja!

Ujërat e pastër kristal të Liqenit të Ohrit janë vetëm një nga shumë thesare të këtij rajoni. Hidhini sytë pak më larg bregut dhe do të shihni pyje të dendur, maja malesh dhe lëndina të pafund që presin nga ju t’i eksploroni. Nëse preferoni të udhëtoni me biçikletë për kënaqësi përgjatë shëtitores, ose të përjetoni një shpejtësi me adrenaline nëpër male, ju sigurojmë se rajoni i Liqenit të Ohrit është një parajsë çiklizmi.

Shumë pjesë të rajonit të Liqenit të Ohrit mund të shijohen më mirë duke ecur. Zonat e sheshta rreth Liqenit të Ohrit ofrojnë një rrjet të gjerë shtigjesh për të ecur, të cilat mund të përshkohen nga të gjitha nivelet e aftësisë,dhe gjithë grupmoshat. Shumë rrugë buzë liqenit vazhdojnë në brendësi të maleve, duke kaluar dhe përmes fshatrave të vegjël. Këto shtigje ju lejojnë të vëzhgoni jetën rurale në rajonin e Liqenit të Ohrit, i cili në disa vende, ka mbetur i pandryshuar për qindra vjet.

Liqeni i Ohrit u shpall trashëgimi botërore dhe është mbrojtur nga UNESCO. Është një nga liqenet më të thella dhe më të vjetra në Evropë me më shumë se 200 specie endemike. E vërteta në lidhje me vjetërsinë e liqenit, i cili në agim ju duket sikur posa ka lindur me mëngjesin, qëndron në gjurmët e jetës së lashtë në fundin e ujërave të tij.

Liqeni i Ohrit është rezervuari më i madh natyror i ujit të pijshëm në botë, dhe që ju shfaq një shikueshmëri nënujorë deri ne 20 metra? Me këtë ujë mrekullisht të pastër, me rrymat e qeta, dhe temperaturën e këndshme, një botë e tërë nënujorë ju pret që të zhyteni thellë në historinë miliona vjeçare të liqenit.

21 qershori tradicionalisht shënon fillimin e sezonit të plotë turistik në tri bashkitë që rrethohen nga Liqeni i Ohrit – Struga, Ohri dhe Pogradeci.

Për herë të parë Dita e Liqenit të Ohrit është shënuar në vitin 2002, me qëllim kontribuimin në mbrojtjen e pasurisë natyrore dhe kulturore të rajonit, si dhe përafrimin e mëtejshëm të banorëve në të dyja anët e liqenit.

Vendi mikpritës i manifestimit qarkullon nga njëra bashki të tjetra, por mesazhi është gjithmonë i njëjtë: ngritja e vetëdijes të opinioni për bashkëpunim sa më të madh të qytetarëve dhe të pushtetit për mbrojtjen e basenit të liqenit të Ohrit, si pasuri e pazëvendësueshme natyrore./Motilokal.com