A e dini si formohen retë?

A e dini si formohen retë?

Retë krijohen kur avujt e ujit, një gaz i padukshëm, shndërrohen në pika të lëngshme uji. Këto pika uji formohen në grimca të vogla, si pluhuri, që notojnë në ajër.

Ju varni një peshqir të lagur dhe, kur të ktheheni, ai është tharë. Ju keni vendosur një tas me ujë për qenin tuaj dhe kur të shikoni përsëri, niveli i ujit në tas ka rënë edhe pse qeni i juaj nuk ka qenë aty pari.

Ku shkoi uji? U avullua. Kjo do të thotë që një pjesë e ujit të lëngshëm në peshqir ose tas ndryshoi në një gaz të padukshëm të quajtur avull uji, i cili shpërndahet në atmosferë.

E njëjta gjë po ndodh vazhdimisht me oqeanet, liqenet, lumenjtë, kënetat, pishinat – dhe kudo ku uji është në kontakt me ajrin.

Uji i lëngshëm shndërrohet në gaz kur molekulat e ujit marrin energji shtesë nga një burim nxehtësie siç është Dielli ose nga molekulat e tjera të ujit që hyjnë në to. Këto molekula energjike më pas “ikin” nga uji i lëngshëm në formë të gazit. Gjatë procesit të shndërrimit nga lëngu në gaz, molekulat thithin nxehtësinë, të cilën e bartin me vete në atmosferë. Kjo bën që uji që ato “e lënë” të ftohet.

Ilustrim i avujve të ujit që ngrihen nga oqeani.

Ajri mund të mbajë vetëm një sasi të caktuar të avujve të ujit, varësisht prej temperaturës dhe peshës së ajrit – ose presionit atmosferik, në një zonë të caktuar. Sa më e lartë të jetë temperatura ose presioni atmosferik, aq më shumë avuj uji mund të mbajë ajri. Kur një vëllim i caktuar ajri mban të gjithë avujt e ujit që mund të mbajë, thuhet se është “i ngopur”.

Çfarë ndodh nëse një vëllim i ngopur i ajrit ftohet ose presioni atmosferik bie? Ajri nuk është më në gjendje të mbajë të gjithë atë avull uji. Sasia e tepërt ndryshon nga gjendja e gazët në të lëngët ose në të ngurtë (akull). Procesi i ndryshimit të ujit nga gazi në lëng quhet “kondensim”, dhe kur gazi ndryshon drejtpërdrejt në gjendje të ngurtë, quhet “depozitim”. Këto dy procese janë mënyrat se si formohen retë.

Kondensimi arrihet “me ndihmën” e grimcave të vogla që gjenden në ajër, të tilla si pluhuri, kristalet e kripës nga spërkatja e detit, bakteret apo edhe hiri nga vullkanet. Ato grimca sigurojnë sipërfaqe mbi të cilat avujt e ujit mund të shndërrohen në pika të lëngshme ose kristale akulli.

Një akumulim i madh i pikave të tilla ose kristaleve të akullit është një re.

Ilustrimi që tregon se si pluhuri dhe grimcat e tjera që lundrojnë në ajër sigurojnë sipërfaqe që avujt e ujit të kthehen në pika uji ose kristale akulli.  Pikat e vogla të ujit kondensohen në grimca për të formuar pikat e reve.  Retë përbëhen nga një tufë pikash resh të bashkuara së bashku me pikat e shiut.

Zakonisht mendohet se retë janë lart në qiell, por kur kushtet janë të përshtatshme, një re mund të formohet edhe në nivelin e tokës. E tillë quhet “mjegull”.

Imazhi i ndërtesës së Asamblesë së Automjeteve me gjatësi 525 metra në Qendrën Hapësinore të NASA-s Kennedy në Florida me mjegull.

Nëse keni ecur ndonjëherë nëpër mjegull, keni ecur nëpër re.

Mjegulla mund të shihet në krye të Ndërtesës së Asamblesë së Automjeteve me gjatësi 525 metra, në Qendrën Hapësinore Kennedy të NASA-s në Florida.

Edhe pse ideja bazike për formimin e reve duket e lehtë për t’u kuptuar, ka shumë më shumë për të mësuar.

Shikoni nën pamjen me gëzof të një reje dhe do të gjeni një botë kompleksiteti.

Në fakt, retë konsiderohen si një nga aspektet më sfiduese të shkencës së klimës. Kjo sepse kuptimi i vërtetë i reve kërkon një kuptim të thellë të të gjithë atmosferës. Shkencëtarët janë duke punuar për të rritur të kuptuarit rreth tyre, me ndihmën e instrumenteve të tilla si ato të NASA-s: Terra, Aqua, Aura, CALIPSO, CloudSat dhe satelitët e tjerë që vëzhgojnë për aspekte të ndryshme të reve.

Sa më shumë të kuptojmë rreth reve dhe atmosferës që i krijon ato, aq më shumë mund të zbulojmë se çfarë po ndodh me klimën në Tokë./Motilokal.com