Pubklikohet protokolli i masave kundër COVID-19 për sezonin turistik, çadrat duhet të ruajnë një distancë prej 3.5 metra

Pubklikohet protokolli i masave kundër COVID-19 për sezonin turistik, çadrat duhet të ruajnë një distancë prej 3.5 metra

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale kanë hartuar protokollin për masat anti-Covid gjatë sezonit turistik.

Këtë sezon, ndryshe nga viti i kaluar do të lejohen dhe pishinat.

Në protokoll janë parashikuar dy mënyra se si mund të bëhet organizimi i çadrave dhe ndenjëset e pushuesve në det, lumë ose liqen.

Sipas protokollit, parashikohet që të kryhet dezinfektimi i krevateve të plazhit, shërbimeve higjienike dhe aksesorëve të ndryshëm çdo dite në mënyrë periodike, gjatë orarit të hapjes së stacionit të plazhit duhet të sigurohet vazhdimësia e pastërtisë dhe boshatisja e koshave të mbeturinave.

“Sipërfaqja e shtratit të masazhit duhet të jetë prej plastike të qëndrueshme për larje ose material tjetër i papërshkueshëm nga uji, i cili është i lehtë për pastrim, dezinfektim dhe mirëmbajtje”, përcakton protokolli.

Parashikimi i protokollit për distancat që duhen respektuar:

Deri në përfundim të gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga infeksioni COVID19, kushtet minimale që duhet të përmbushë një stacion plazhi në plazhet e tipit A, janë, si më poshtë vijon:

a) për çadrat dhe ndenjëset e pushuesve të respektohet një distancë prej të paktën 7m nga vija e bregut të detit, liqenit, lumit;

b) hapësira midis çadrave (nga çadra në çadër) nuk duhet të jetë më e vogël se 3.5 m në linjë horizontale me vijën e ujit, si dhe jo më e vogël se 3.5 m në linjë vertikale me vijën e ujit;

c) të ketë në dispozicion të pushuesve 1 dush me ujë të ëmbël për çdo 100 (njëqind) çadra, i cili duhet të pajiset me sapun, xhel higjienizues;

Kushtet minimale që duhet të plotësojë një stacion plazhi në plazhet e tipit B, janë, si më poshtë vijon:

a) hapësira midis çadrave (nga çadra në çadër) duhet të jetë të paktën 3 metra;

b) të ketë në dispozicion të pushuesve 1 (një) dush me ujë të ëmbël për çdo 100 (njëqind) çadra, i cili duhet të pajiset me sapun, xhel higjienizues;


Zona e pishinës

Uji i pishinës duhet të pastrohet nga qarkullimi përmes një sistemi filtrimi te detyrueshëm.

Duhet të largohen rregullisht papastërtitë e dukshme në sipërfaqe të ujit.

E gjithë zona dhe të gjitha objektet e pishinës dhe banjave duhet të pastrohen dhe dezinfektohen të paktën një herë në ditë, por dhe me shpesh nëse fluksi i klienteve është i lartë.

Klorinimi i ujit të bëhet rregullisht sipas standardeve dhe cdo pishine te kete te afishuat neivelin e klorit çdo ditë.

Shezlonget e pishinës duhet të jenë me distance distancë të paktën 2 metra larg nga njëri grup tek tjetri. Hoteli duhet të sigurojë materiale dezinfektuese në zonën e pishinës për të lejuar punonjësit e pishinave dhe klientët të pastrojnë shezlonget nëse nevojitet ndërkohë shezlonget dhe mjediset e pishinave duhet te pastrohen dhe dezinfektohen çdo ditë dhe periodikisht.

Pishina të ketë kosha dhe peshqirë letre.

Punonjësi i pishinës duhet të dezinfektojë shtresat e shezlongeve dhe krahët mbështetëse./Motilokal.com