Mështekna – Druri i artë që rritet në Shqipëri

Mështekna – Druri i artë që rritet në Shqipëri

Fshati Shishtaveci (Kukës) është i vetmi vend në Shqipëri ku gjendet një pyll me emrin Mështekna (Betula pendula Roth). 

Ambientalisit Abdulla Diku ka realizuar disa fotografi dhe një historik të drurit të njohur Mështekna.

Ai thotë se si lloj pyjorë, Mështekna e ka habitatin e sajë natyral në Evropën veriore dhe Azi, ndërsa në jug gjendet shumë pak, më së shumti e kultivuar. Kemi pak drurë edhe nëpër lulishtet tona.

“Mështekna është një forcë elegante e natyrës. Lëvorja e bardhë e argjendtë duket e sofistikuar dhe e hijshme, por nën këtë bukuri qëndron një vullnet i fortë për tu rritur aty ku asgjë tjetër nuk mundet”, shkruan ai.

Më tej ai thekson se është pothuajse gjithmonë një nga speciet e para që shfaqet pas një tragjedie natyrore, pas një zjarri apo ndoshta edhe pas epokës së madhe akullnajore. Mund të lulëzojë në kushte të vështira tokësore dhe klimave më të ftohta. Është gjithashtu një nga llojet e para që rigjeneron gjethet pas dimrit duke na sjellë në stinën e re të pranverës. 

“Meqenëse Mështekna është një specie pioniere, kjo e përcakton atë si një simbol të rilindjes, fillimeve të reja dhe rritjes. Është një dru i shenjtë sipas mitologjisë Kelte, me ndikime shumë mbrojtëse.” 

Mështekna mban lidhje të forta me energjitë femërore dhe në mitologjinë Kelte njihet si ‘Zonja e Pyjeve’.

“Karakteristikat më të njohura të drurit janë lëvorja e hollë si prej letre dhe gjethet delikate, të varura që mbulojnë drurin në verë. Në prag të mesit të verës, degët e Mështeknës vareshin nëpër dyert e banesave me shpresë që të sjellin fat të mirë dhe të mbrojnë familjet nga çdo fatkeqësi. Për të sjellë vitin e ri me mirësi, shpirtrat e këqij largoheshin nga shtëpitë duke përdorur një fshesë të bërë nga degëzat e Mështeknës”, thotë Diku.

Jo vetëm magjik si dru, por edhe mjekësore gjithashtu, gjethet e Mështeknës bëjnë një çaj që përdoret për të trajtuar infeksionet dhe për të hequr ujin e tepërt nga trupi.

Maypoles (një trung druri i fiksuar vertikalisht në tokë, i dekoruar dhe rreth te cilit vallëzojnë njerëzit për të siguruar prodhime të frytshme atë vit) bëhet nga druri i Mështeknës.

Mështekna është druri kombëtar i Finlandës.

Fjala Mështekën mendohet të ketë ardhur nga fjala sanskrite 'Bhurga' që do të thotë një 'pemë lëvorja e së cilës përdoret për të shkruar'.

Në shumë pjesë të Evropës Veriore, lëngu i Mështeknës është një pije tradicionale dhe përbërësi kryesor i birrës së Mështeknës. 

“Mështekna i përket muajit të parë hënor në Kalendarin Kelt në shenjën e zodiakut për njerëzit e lindur midis 24 dhjetorit dhe 20 janarit. Duke qene se Mështekna është e lidhur me rritjen, rilindjen dhe përtëritjen, të gjithë ata që kanë lindur nën këtë shenjë thuhet se janë ambiciozë dhe frymëzues”, tregon Diku.

Për Mështekën ka shumë shkrime apo poema, por edhe botime. Ka qenë një dru shumë i dashur edhe për poetin e madh Gëte.

/Motilokal.com