Mësoni çfarë surprizash ka rezervuar moti për këtë fillim jave në Shqipëri

Mësoni çfarë surprizash ka rezervuar moti për këtë fillim jave në Shqipëri

Moti në Shqipëri gjatë këtyre ditëve pritet të jetë kryesisht me kthjellime e vranësira. Ndërsa në zonat malore mundësi për rrebeshe shiu me shtrëngata breshëri dhe rrufe. Kjo situatë do të mbartë me vete në këto orare dhe zagushi pasi dhe temperaturat do të vijnë në rritje.

Dita e hënë do të mbajë mot të kthjellët e me diell. Temperaturat do të luhatën nga 15deri në 24 °C.

Edhe dita e martë pritet të mbajë mot të kthjellët e me diell. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 12 deri në 24 °C.

E mërkura parashikohet të jetë me mot të ndryshueshëm me kthjellime dhe me re. Temperaturat do të sillen prej 16 deri në 26 °C./Motilokal.com