Nesër fillon dezinsektimi hapësinor në Prishtinë

Nesër fillon dezinsektimi hapësinor në Prishtinë

Duke nisur nga nesër, e hënë, 14 qershor fillon faza e parë për këtë vit e dezinsektimit hapësinor në Komunën e Prishtinës. Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti në profilin e tij në Facebook.

“Për 6 mbrëmje rresht do të dezinsektohen lagjet e ndryshme të zonës urbane e rurale të Prishtinës. Monitorimi i këtij procesi nga ana e Komunës së Prishtinës do të jetë i vazhdueshëm, dhe në bashkëpunim me ju, qytetarët, do ta japim maksimumin për një dezinsektim sa më efektiv”, ka shkruar Ahmeti./Motilokal.com

May be an image of text