Nis edicioni i dytë i garës ndërkombëtare të vrapimit malor në Kosovë 'Gërmia Ultra Trail' [Foto]

Nis edicioni i dytë i garës ndërkombëtare të vrapimit malor në Kosovë 'Gërmia Ultra Trail' [Foto]

Ka nisur sot edicioni i dytë i garës ndërkombëtare të vrapimit malor “Gërmia Ultra Trail”. Shumë vrapues lokal e ndërkombëtarë janë nisur nga Peizazhi i Mbrojtur i Gërmisë, ku do të mund të shfaqin aftësitë e tyre garuese.

Në program janë dy distanca: “Gërmia Ultra Trail” me gjatësi prej 51 km dhe Bear Trail prej 27 km. Për këtë garë ka patur një interesim të madh nga vrapuesit më të mirë të vendit dhe rajonit.

“Gërmia Ultra Trail” është garë e vrapimit malor në distancë ultra-maratonike, që është organizuar nga Kosova Trail Running Association (KTRA), e cila është anëtare e International Trail Running Association (ITRA) që nga themelimi dhe si e tillë është e para e akredituar ndërkombëtarisht në Kosovë./Motilokal.com