Çelet sezoni turistik në Valbonë [Foto]

Çelet sezoni turistik në Valbonë [Foto]

Me muzikë popullore të Tropojës, Valbona ka çelur sezonin turistik.  I pranishëm në këtë aktivitet ministri i Turizmit dhe Mjedisit, pohoi se bjeshkët kanë sezon dhe frekuentohen nga turistët përgjatë gjithë vitit.

“Unë në fakt jam kundra ditëve kur hapet sezoni pasi në fakt Valbona ka sezon 12 muajt e vitit dhe ne fakt 12 muajt e vitit ka turist. Shumë bukur këtu tashmë çdo ditë zbukurohet çdo ditë pasurohet, shtohen kapacitetet akomoduese shtohen shërbimet por njëkohësisht me shërbimet shtohen edhe pemët. Nuk kemi më prerje pemësh, dëmtim të natyrës”, u shpreh Klosi.

May be an image of 3 people and people standing

Klosi vlerësoi bjeshkët si një pasuri e madhe natyrore.

“Është vendi dhe unë nuk dua të diskutoj për kufijtë. Është vendi ku duhet ta shijojnë të gjithë shqiptarët e Shqipërisë e Kosovës e Malit të Zi e Maqedonisë këto bukuritë e natyrës. Bjeshkët janë unike në Ballkan janë kaq të bukura”.

May be an image of one or more people, people standing and outdoors

Ndërsa kryetari i baskisë Tropojë, Rexh Byberi tha: “Është koha që turizmi të flasë shqip pasi kriza e Covid-19 ishte e paparë si nga pikpamja e shtrirjes dhe kohëzgjatjes, ashtu dhe nga pikëpamja e ndikimit social – ekonomik e shëndetësor që ka sjellë.”

May be an image of 2 people and people standing

Ai theksoi se Valbona është pikë turistike gjithëvjetore këtu janë të pranishëm çdo ditë vizitorë të shumtë të ardhur nga vende të ndryshme të botës,si dhe të tjerë të ardhur nga vise të ndryshme të vendit, një zonë turistike që ka fituar një emër të mirë, përmes bukurisë mahnitëse, mikpritjes dhe qetësisë që ajo ofron.

May be an image of 4 people and people standing

“Bukurinë Valbonës ia jep dhe tradita që ajo mban, se nuk mund ta kuptosh atë vend pa bujtina,shtëpitë alpine, por edhe kampingjet që ngrihen këtu. Në Valbonë kuptohet  mirë se po harrove veten, të harrojnë edhe të tjerët, se çdokush kur vjen te ty, vjen për ty. Të mirëpresim në zemrën Blu të Alpeve Shqiptarë, Eja dhe ti në Valbonë”, u shpreh Byberi.

May be an image of 1 person, standing, food and outdoors

Panairi me ushqime tradicionale të zonës ishte dhe përmbyllja e aktiviteteve të planifikuara për të çelur sezonin turistik të Valbonës./Motilokal.com

May be an image of 2 people, people standing and outdoors

May be an image of 1 person

May be an image of 1 person