Moti me surpriza, diell, vranësira, rrebeshe shiu me breshër e bubullima në Kosovë

Moti me surpriza, diell, vranësira, rrebeshe shiu me breshër e bubullima në Kosovë

Vazhdon të mbajë mot i paqëndrueshëm edhe gjatë ditës së sotme dhe fundjavë, me rrebeshe shiu e bubullima në Kosovë.

Sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht me vranësira e reshje shiu me shtrëngata e bubullima, vende-vende edhe breshër. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga 13 deri në 18 °C.

Dita e shtunë do të jetë me mot kryesisht me vranësira e intervale me diell, përgjatë pasdites me rrebeshe shiu të shoqëruara me bubullima. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 13 deri në 18 °C.

E diela parashikohet të mbaj mot kryesisht me vranësira e me reshje shiu të shoqëruara edhe me bubullima. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 14 deri në 21 °C./Motilokal.com