Shi, breshër e shtrëngata, ja si parashikohet moti sot dhe fundjavë në Shqipëri

Shi, breshër e shtrëngata, ja si parashikohet moti sot dhe fundjavë në Shqipëri

Shqipëria përgjatë ditës së sotme dhe fundjavës do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, ku do të mbajë mot me shi, shtrëngata dhe breshër.

Sot në vendin tonë do të mbajë mot me diell, vranësira e reshje shiu, vende-vende edhe në formë të shtrëngatave dhe rrebesheve të shoqëruara me breshër dhe shkarkesa elektrike. Temperaturat për ditën e sotme do të luhatën nga 17 deri në 24 °C.

Të shtunën do të mbajë mot kryesisht me vranësira e reshje shiu, vende-vende edhe në formën e rrebesheve. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 18 deri në 24 °C.

Mot pjesërisht me re e me diell pritet të mbajë përgjatë ditës së diel. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 17 deri në 26 °C./Motilokal.com