Volkswagen, ofensiva kalon përmes faktorit të softuerit

Volkswagen, ofensiva kalon përmes faktorit të softuerit

Një vështrim drejt së ardhmes teknologjike gjithnjë është më i rëndësishme për botën e veturave. Kompania gjermane Volkswagen e sheh zhvillimin e softverit si një komponent thelbësor në ADN-në e veturës.

“Aspekti i vërtetë revolucionar i kompanisë do të jetë dixhitalizimi, elektrifikimi dhe  produktet e lidhura me softuerin”, tha Ralf Brandstätter, shefi ekzekutiv i kompanisë.

”Është pikërisht programi kompjuterik që ka formësuar edhe karakterin e modeleve të reja të Volkswagen, falë mundësive të gjera të personalizimit që është në gjendje të ofrojë. Softueret janë çelësi i të ardhmes”, komentoi Thomas Ulbrich, anëtar i bordit të drejtorëve të VW.

”Vitet e fundit, unë dhe kolegët e mi kemi deklaruar në mënyrë të përsëritur se qëllimi i markës ishte që të nxiste lëvizjen elektrike duke e shtrirë atë në vëllime të prodhimit në shkallë të gjerë. Sot, në 2021, mund të them me siguri se askush nuk dyshon më se prodhuesi i Wolfsburgut e ka arritur këtë qëllim”, shtoi Ulbrich.


Kjo rrugë nuk do të ishte e mundur pa një softuer të zhvilluar brenda në Volkswagen. Në tregun e automobilave të shekullit 21, softueri është një faktor i rëndësishëm në diferencimin nga konkurrenca.

Një arkitekturë inteligjente e programeve është një kriter vendimtar për zgjedhjen e një veture dhe ky faktor do të bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm kur digjitalizimi dhe përparimi i automatizimit.

Nga teoria në praktikë, Volkswagen ka bërë ndërveprimin midis harduerit dhe softuerit një nga gurët e themelit të modeleve si Polo, Golf, Tiguan, Passat ose Arteon, të gjithë bestsellerë të shtëpisë dhe bazuar në platformën modulare transversale MQB: këtu, përmes rrjetit të telefonit celular, ju mund të shkarkoni Aplikacionet më të fundit në veturë dhe të aktivizoni funksione shtesë përmes We Upgrade (Funksionet sipas kërkesës)./Motilokal.com