Ndotja nga zhurma një shqetësim mjedisor në rritje [Infografikë]

Ndotja nga zhurma një shqetësim mjedisor në rritje [Infografikë]

Sipas të dhënave të Agjencisë së Mjedisit të Evropës (EEA), ndotja nga zhurma është një shqetësim në rritje.

20% e popullsisë së BE-së (një nga pesë personat) jetojnë në zona ku niveli i zhurmës është mjaft i dëmshëm për shëndetin.

EEA tregon se zhurma pengon gjumin dhe e bën më të vështirë mësimin në shkollë. Gjithashtu ajo mund të shkaktojë ose përkeqësojë shumë probleme shëndetësore.

“Burimi më i rëndësishëm i zhurmës mjedisore në Evropë është trafiku rrugor”, thekson EEA.

Përderisa në Evropë ndotja nga zhurma shkaktohet nga trafiku, në kryeqytetin e Kosovës, ndotja nga zhurma shkaktohet nga operatorët ekonomik.

Duke ju referuar një raporti të Policisë së Kosovës, janë bërë mbi 300 raportime të ndotjes nga zhurma brenda natës, vetëm nga banorët e Prishtinës./Motilokal.com