Tulipani i Dardanisë është një tjetër bimë endemike dhe e rrallë e trojeve shqiptare e cila gjendet në qarkun Kukës.
Ambientalisti Abdulla Diku, i cili ka realizuar disa fotografi thotë se për hir të së vërtetës duhet thënë që është një lule shumë e bukur, po ashtu shumë e brishtë.
Ai thekson se ka aludime se ngjan me lloje të tjera por deri më sot ky mbetet Tulipani i Dardanisë, i identifikuar jo vetëm nga aspektet morfologjike dhe anatomike, por edhe nga analizat e ADN, të pranuara botërisht.
“Është vërtet një lule e mrekullueshme”, shkruan Diku.
Këto fotografi janë realizuar në lartësinë 930 metra mbi nivelin e detit, diku në qarkun Kukës./Motilokal.com