Stuhi shiu godet Romën, uji pushton rrugët e kryeqytetit

Stuhi shiu godet Romën, uji pushton rrugët e kryeqytetit

Roma është përmbytur pas një stuhie shiu që goditi vendin. Si pasojë e reshjeve të dendura, uji ka marrë me vete mbeturinat duke mbushur plot e përplot rrugët.

Stuhia e fortë goditi Romën pasditen e sotme duke krijuar trafik të rënduar në shumë zona të kryeqytetit italian.

Në pamjet e publikuara nëpër mediat italiane duken rrugët e mbushura plot me ujë dhe me mbeturina.

Ndër zonat më të prekura të kryeqytetit është ajo e Romës Veriore (Corso Francia, Ponte Milvio, Prati, Montemario dhe Nomentano). Shiu përmbyti një kopsht fëmijësh në Castel Nuovo di Porto, brenda të cilit u bllokuan dyzet fëmijë dhe gjashtë të rritur, në pamundësi për të dalë.

Aktualisht nuk ka  ndërprerje në shërbimin e transportit publik. Ndërkohë, Mbrojtja Civile, paralajmëroi më herët për stuhinë e sotme./Motilokal.com


allagemento asilio-2