Media e Emirateve të Bashkuara Arabe: Shqipëria ‘parajsa’ për pushime, pa test COVIDI apo karantinë

Media e Emirateve të Bashkuara Arabe: Shqipëria ‘parajsa’ për pushime, pa test COVIDI apo karantinë

Të gjithë ata që duan të vizitojnë Britaninë e Madhe këtë verë do duhet që të vetëizolohen për 11 ditë. Vetëizolimi është vendosur si opsion përkundër karantinimit në një hotel.

Në artikujt e shkruar për opsionet turistike për udhëtarët nga Emiratet e Bashkuara Arabe, mediat arabe listojnë 11 vende ku turistët mund të shkojnë për të kaluar “11 ditët e karantinës” përpara se të nisen drejt Mbretërisë së Bashkuar.

E para në listë është Shqipëria. Në artikull theksohet se vendi ynë pret rezidentë dhe qytetarë nga Emiratet Arabe mjafton që të jenë të pajisur me një vizë. Ata mund të qëndrojnë në vend maksimumi për 90 ditë.

“Për të udhëtuar në Shqipëri nuk ka nevoje që të testoheni për Covid-19, përveç rasteve kur ua kërkon linja ajrore me të cilën jeni duke udhëtuar.”

Pse te shkoj në Shqipëri

Me vijat bregdetare të Adriatikut dhe Jon, Shqipëria është një thesar në Gadishullin Ballkanik të Europës Jug-Lindore. Eksploroni vendet arkeologjike dhe kështjellat antike, shëtisni në Alpet Shqiptare dhe kaloni kohë në kryeqytetin, Tiranën. Në këtë të fundit, vizitoni Sheshin Skënderbej, udhëtoni me teleferikun më të gjatë në rajon dhe dilni nëpër kodra për të parë natyrën në Parkun Kombëtar të Malit Dajti, pikërisht në periferi të qytetit.

Udhëtimi

Flydubai kryen fluturime pa ndalesa për në Tiranë dhe udhëtimi zgjat më pak se gjashtë orë. Tarifat fillojnë nga 532 dollarë. Nga Shqipëria, mund të fluturoni drejtpërdrejt në Londër me Wizz Air. Udhëtimi zgjat pak më shumë se tre orë dhe ju mund të merrni tarifat bazë me kosto të ulët nga rreth Dh500.

Çfarë duhet të bëj para se të udhëtoj? 

Shqipëria po mirëpret qytetarët nga Emiratet e Bashkuara Arabe të cilët mund të marrin një vizë gjatë mbërritjes për një qëndrim maksimal prej 90 ditësh. Nuk ka kërkesa për testin PCR për të udhëtuar në Shqipëri nëse linja ajrore me të cilën fluturoni nuk e kërkon këtë.

Ndonjë gjë tjetër që duhet të di? 

Në javën e tretë të këtij muaji, Shqipëria ka në plan të krijojë qendra shëndetësore verore në 29 vende në të gjithë vendin ku udhëtarët do të jenë në gjendje të bëjnë testet Covid-19. Turistët janë të lirë të lëvizin nëpër vend, por u kujtohet t'i përmbahen rregullave të distancës sociale prej 1.5 metrash./Motilokal.com