Një moment i tmerrshëm është regjistruar kur shoferi Norman Nukeri u ballafaqua me një elefant agresiv, i cili iu vërsul veturës së tij derisa ishte duke shkuar në një rezervat natyral privat në Afrikën e Jugut.
Elefanti i tërbuar e shtynte mbrapa Toyotan me rimorkio që peshonte 2.5 ton të mbushur me karburant në një rrugë gurore, kurse shoferi Norman ishte pushtuar nga frika dhe nuk dinte çfarë të bënte
Norman tha se ishte shumë i frikësuar saqë nuk mund të largohej nga vetura duke u ndjerë më i sigurt brenda saj.
Norman punon në rezervat dhe atë ditë po transportonte derivate deri në shtëpizën e një klienti.
“U ndala kur i pash nga distanca elefantët, por befasisht një mu shfaq nga ana e majtë. Fillova të rrit shpejtësinë, por ai u rikthye. Mu vërsul dhe filloi të ma shtyjë mbrapa veturën. Mendova se frenat do të mbajnë larg, por asgjë nuk kryente punë. Jam frikësuar aq shumë, sa që nuk kam mundur të largohem. Mendova se në këtë situatë do të humb jetën”, është shprehur Norman.
Elefanti agresiv përveç që e frikësoi dhe i shkaktoi dëme materiale veturës së punës së Norman, ai do ta paguajë vetë dëmin./Motilokal.com