Kallamarët dhe arinjtë e ujit të gatshëm për të fluturuar në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar

Kallamarët dhe arinjtë e ujit të gatshëm për të fluturuar në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar

Më shumë se njëqind kallamarë të vegjël lumineshentë po përgatiten të fluturojnë në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës (ISS) në shoqërinë e 5000 arinjve të ujit (tardigrades), jovertebrorë të vegjël të njohur për aftësinë e tyre të jashtëzakonshme për të mbijetuar në mjedise ekstreme.

Ata do të arrijnë në orbitë më 3 qershor, në bordin e anijes SpaceX Dragon dhe do të jenë protagonistët e eksperimenteve të reja shkencore që synojnë studimin e strategjive për të mbrojtur shëndetin e astronautëve në misionet hapësinore me kohë të gjatë.

Kallamarët e vegjël, të gjatë vetëm tre milimetra, i përkasin specieve Eupryma scolopes dhe ndriçohen në errësirë falë pranisë së një bakteri bioluminishent që jeton në organizmin e tyre.

Për këtë arsye ato përbëjnë një model për të studiuar simbiozën midis kafshës dhe mikroorganizmat e vendosur në brendësi.

Falë eksperimenteve do të jetë e mundur të verifikohet nëse jeta në hapësirë e ndryshon  apo jo këtë marrëdhënie.

Rezultatet do të ndihmojnë për të kuptuar se çfarë ndodh me bakteret në orbitë që jetojnë në trupin e astronautëve, me pasoja të rëndësishme edhe në shëndetin e tokësorëve.

Nga ana tjetër, “ushtria” e vogël e tardigrades do të jetë në qendër të eksperimentit për identifikimin e gjeneve që i bëjnë këto jovertebrorë në gjendje të përshtaten dhe të mbijetojnë në kushte ekstreme.

“Ne mund të mësojmë disa ‘hile’ që përdorin tardigrades dhe t’i përshtatim ato për të mbrojtur astronautët”, shpjegojnë studiuesit./Motilokal.com