Tulipani shqiptar, lulja më e bukur dhe e rrallë që rritet vetëm në Shqipëri

Tulipani shqiptar, lulja më e bukur dhe e rrallë që rritet vetëm në Shqipëri

Shqipëria ka thesare të çmuara që natyra i ka dhuruar për të mbetur e veçantë dhe të krenohet me pasuri të mrekullueshme që nuk gjenden askund në botë.

Tulipani shqiptar (Tulipa albanica) është emërtuar kështu se rritet vetëm në Shqipëri, në afërsi të fshatit Surroj të rrethit të Kukësit dhe si i tillë, përbën një lloj të ri endemik për vendin tonë.

May be a closeup of flower and nature

Ambientalisti Abdulla Diku, ka realizuar disa fotografi të Tulipanit shqiptar, ku siç thotë ai në të gjithë botën rriten vetëm 250 individë nga kjo bimë, të gjitha vetëm në Shqipëri, vetëm në Kukës.

May be a closeup of flower and nature

Ai thotë se të gjitha rriten në një sipërfaqe shumë të vogël, rreth 1 kilometër katror, por që i jep vlerë çdo metri katrorë të trojeve tona.

May be an image of flower and nature

“Sipas IUCN (Unioni Ndërkombëtarë i Ruajtjes së Natyrës) Tulupani shqiptar është bimë e rrezikuar në mënyrë kritike (CR). Kjo për shkak të numrit shumë të vogël të bimëve, shtrirjes shumë të kufizuar që ka si bimë dhe presionit njerëzor”, ka shkruar Diku.

May be a closeup of flower and nature

Siç thotë ai kësaj bime të bukur i janë dashur qindra e mijëra vite të zhvillohet dhe të evoluojë  që ne ta shohim dhe shijojmë sot.

May be a closeup of flower and nature

Kjo bimë endemike e Shqipërisë paraqitet me dy ngjyra kryesore; e verdhë dhe e kuqe si dhe kombinimi i tyre. Rasti i “Tulipa albanica” vërteton për të disatën herë që Shqipëria ka një pasuri të mrekullueshme natyrore dhe autentike.

May be an image of flower and nature

“Tulipanit shqiptar është zbuluar dhe identifikuar vetëm vitet e fundit. Zbuluesit e kësaj specie janë Prof.Lulëzim Shuka, pedagog i Fakultetit të Shkencave të Natyrës në Universitetin e Tiranës, dhe Prof. Kit Tan, pedagoge në Institutin e Biologjisë në Universitetin e Kopenhagenit, Danimarkë. Ka ndihmuar shumë edhe Besnik Hallaçi, biologu i mirënjohur nga Kukësi”, ka shkruar në Facebook ambientalisti Diku./Motilokal.com

May be a closeup of flower and nature

May be an image of flower and nature

May be an image of flower and nature