Reshjet e mëdha të shiut të nisura dje pasdite, me një intensitet më të lartë gjatë orëve të mbrëmjes kanë shkaktuar përmbytje në Vlorë. Situata paraqitet e rënduar duke vështirësuar edhe qarkullimin e automjeteve.
Nga reshjet e shiut janë përmbytur lagjet 28 Nëntori, e Skelës, Pavarësia dhe lagjja Isa Boletini.
Edhe përkundër që në terren kanë dalë punonjësit e ujësjellës kanalizimeve për normalizimin e situatës, gjendja mbetet problematike. /Motilokal.com
