Gjethet e Vjeshtës na japin një pamje të mrekullueshme të natyrës në këtë stinë të vitit. Nga e gjelbra tek ngjyrat e shndritshme, e kuqe, portokalli, e verdhë.
Stina e vjeshtës me klimën e saj e cila tenton të bëhet gjithmonë e me ftohtë dhe me ditët që shkurtohen arrin të bëjë për vete me bukuri mahnitëse. Nuk është e rrallë të vëreni sheshe dhe rrugica ku degët e pemëve të mbushura me gjethe në tonalitete të ndryshme që bien në rrugë.
Një pamje mahnitëse ka marrë edhe qyteti i Kamenicës, ku fotografi Arian Mavriqi sjell çdo herë foto të mrekullueshme të natyrës, botës së egër e në veçanti të qytetit të tij që është zbukuruar me ngjyrat e vjeshtës. /Motilokal.com



