Mentaliteti jonë (evropian)!?

Mentaliteti jonë (evropian)!?

Nga Daut Dauti

Mos pyetni ku është ky lumë me ujë të zi korb e plot mbeturina dhe këto vende që shihen në këto fotografi. Kudo që shkoni në Kosovë, e shihni këtë shëmti.

Pisllëkun që e shihni në këtë lumë është vetëm gjysma e tmerrit. Gjysma tjetër është ku-tërbimi që liron kanalizimi apo jashtëqitja jonë, nga i cili njeriu normal mund t’i nxjerrë zorrët nga vjellja.

As malet tona më të largëta nuk qëndrojnë më mirë. E kemi shëmtuar e dëmtuar natyrën pa hesap dhe e kemi sjellë para shkatërrimit.

Tashti, si e kemi bërë ne këtë shkatërrim dhe si jetojmë të pa-brengosur pranë tij?

Kështu të ndotur jemi edhe ne. E kemi familjen e ndotur. Shkollën, shoqërinë, politikën, artin, shkencën. Edhe shpirti dhe mendja jonë janë të ndotura. Të tëra këto i kemi sikur kjo gjendje që shihet në këto fotografi por e refuzojmë pamjen.

Ne ndërtojmë shtëpi të bukura, blejmë kerre të shtrenjta dhe vishemi bukur vetëm për ta refuzuar gjendjen tonë reale e cila është e rëndë sepse nuk është e pastër. është e ndotur. Kundërmon. Tani më na janë mësuar edhe hundët, sytë … gjithçka. Fëlliqësia është bërë pjesa jonë themelore e jetës dhe nuk na pengon.

Fëlliqësia, heshtazi, na ka okupuar dhe na ka kompleksuar aq shumë sa që ne, në mënyrë agresive dhe me megafonë të mëdhenj mundohemi ta shesim vetën evropianë. Sa për ta mbuluar kompleksin që e kemi krijuar vetë.

Por, ne jemi shumë larg Evropës dhe civilizimit. Evropës i ofrohemi vetëm atë ditë kur në malet, fushat dhe rrugët tona nuk shohim asnjë grimë bërlloku. I ofrohemi Evropës vetëm atëherë kur në këta lumenj gërmuqemi për të pirë ujë me grusht. Kjo do të jetë shenjë që jemi pastruar edhe në edukatë dhe jemi formuar në njerëz. Ne, patjetër, duhet t’a shërojmë mentalitetin tonë të stër-shkërdhyer. /Motilokal.com

Image may contain: plant, outdoor, nature and water

Image may contain: shoes, sky, tree, outdoor and nature

Image may contain: tree, sky, outdoor and nature

Image may contain: sky, tree, outdoor and nature

Image may contain: plant, tree, sky, outdoor and nature

Image may contain: plant, outdoor and nature