Zbuloni vendet më të nxehta dhe më të ftohta në Tokë

Zbuloni vendet më të nxehta dhe më të ftohta në Tokë

Për një kohë të gjatë është konsideruar si vendi më i nxehtë në Tokë, por të dhënat e reja tregojnë se “Lugina e Vdekjes” në Kaliforni nuk është në të vërtetë vendi më i ngrohtë në planetin tonë.

Ndërsa ngrohtësia e ajrit në Luginën e Vdekjes mund të arrijë 56.7 °C, temperaturat janë shumë më të larta në dy vende të tjera.

Shkretëtirat e Lutit në Iran dhe Sonora në Meksikë (në kufi me SHBA) janë vendet me  temperaturat me të larta në sipërfaqen e Tokës, temperatura që arrijnë deri në 80.8 °C, të regjistruara përkatësisht në verën e vitit 2018 dhe 2019.

Nga ana tjetër, temperatura më e ulët është regjistruar në 2016 në Antarktidë (-110.9 °C). Ndryshimi më i madh i temperaturës në një ditë ishte 81.8 °C – nga -23.7 në 58.1 °C dhe u regjistrua në 20 korrik 2006 në rajonin Qaydam të Kinës, në pllajën tibetiane.

Sidoqoftë, zona të shumta të planetit tonë nuk kanë  matës të tillë dhe temperaturat e sipërfaqes mund të llogariten vetëm me ndihmën e mjeteve satelitore. Temperaturat në sipërfaqe priren të jenë më të larta se ato të ajrit në të njëjtën zonë, veçanërisht kur bien rrezet e diellit (për të njëjtën arsye për shembull rëra në një plazh djeg më shumë sesa ajri).

Sipas studiuesve, mbetet e paqartë nëse ndryshimi i klimës ka ndikuar në rritjen e  temperaturave në sipërfaqen e Tokës./Motilokal.com