Me përjashtimin e raketave, çdo lloj tjetër transportit në të ardhmen do të jetë elektrik, deklaroi pronari i kompanisë Tesla dhe SpaceX, Elon Musk gjatë një fjalimi ‘online’ në një forum në Rusi.
Musk theksoi se me kohë Inteligjenca Artificiale do të na lehtësojë kryerjen e “punëve të mërzitshme” dhe kompania Tesla është afër zgjerimit të saj, teksa në Rusi dhe po shikon mundësitë e hapjes së fabrikave.
Kujtojmë që kompania Tesla merret me prodhimin e automjeteve elektrike. Ndërsa SpaceX ka kryer fluturimin e parë në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës, në maj të vitit 2020, duke i dhënë fund varësisë së NASA-s ndaj Rusisë për dërgim të astronautëve atje.
Musk tha se logjikisht, hapi tjetër do të jetë një bazë e përhershme në Hënë dhe përfundimisht një qytet në planetin Mars. sipas tij, me kalimin e kohës inteligjenca artificiale do të na lehtësojë kryerjen e “punëve që Musk i cilësoi si të mërzitshme”.
Sipas miliarderit, Tesla është afër zgjerimit të saj edhe në Rusi dhe po shikon mundësitë e hapjes së fabrikave në këtë vend. Përveç Shteteve të Bashkuara dhe Kinës, ku aktualisht ka fabrika prodhimi, Musk theksoi se po shikohen mundësitë për prodhim edhe në pjesë tjera të botës./Motilokal.com


