Ky shtet në Europë paralajmëron të ‘përshëndetët’ me maskat

Ky shtet në Europë paralajmëron të ‘përshëndetët’ me maskat

Hungaria ka paralajmëruar që shumë shpejtë pritet të heqë kufizimet ndaj pandemisë COVID-19, duke përfshirë masën e izolimit gjatë orëve të natës, ka bërë të ditur kryeministri Viktor Orban.

Ai tha sapo numri i të vaksinuarve të arrijë 5 milion këtë fundjavë, do të hiqen maska dhe disa kufizime.

Orban theksoi se më nuk do të ketë nevojë që banorët të mbajnë maskat në ambiente të hapura.

Kryeministri hungarezë tha se tashme e kemi mundur valën e tretë të pandemisë COVID-19 dhe ka ardhur koha të përshëndetemi me maska në vendet publike.

Hungaria është i vetmi vend i Bashkimit Evropian që ka miratuar dhe përdorur vaksinës Sputnik të Rusisë dhe ato kineze.

Kjo i ka mundësuar këtij vendi që të arrijë një nga nivelet më të larta të vaksinimit në BE. Rreth 50 për qind e popullsisë rreth 10 milionësh, tashmë kanë marrë të paktën njërën dozë të vaksinës.

Sipas njoftimeve të medieve në Hungari tashmë janë hapur bizneset, duke përfshirë hotelet, restoranet pastaj teatrot, kinematë, palestrat dhe vendet tjera sportive./Motilokal.com