Ç'mot pritet të mbajë sot dhe fundjavë në Kosovë

Ç'mot pritet të mbajë sot dhe fundjavë në Kosovë

Sot dhe ditëve në vijim në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell, vranësira e reshje të dobëta shiu.

Dita e sotme do të mbajë mot pothuajse i kthjellët, vende-vende edhe riga të dobëta shiu gjatë paradites. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga 8 deri në 15 °C.

Dita e shtunë do të jetë me mot pothuajse të kthjellët në pjesën e parë të ditës, ndërsa pasditja pjesërisht me re. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 10 deri në 21 °C.

E diela parashikohet të mbaj mot të kthjellët e me diell. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 12 deri në 26 °C./Motilokal.com