Nuk ka qetësi në tokën shqiptare, regjistrohen tjera lëkundje tërmeti

Nuk ka qetësi në tokën shqiptare, regjistrohen tjera lëkundje tërmeti

Toka shqiptare nuk po gjen qetësi nga lëkundjet e njëpasnjëshme të tërmetit, të cilat janë regjistruar gjatë natës që lamë pas.

Sipas të dhënave nga Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane (EMSC), lëkundje e tokës janë regjistruar rreth orës 03:35 109 kilometra në juglindje të Tiranës dhe 12 kilometra në veri të Korçës. Tërmeti ka qenë me magnitudë 2.2 ballë.

Ndërsa tërmeti i dytë u regjistrua dy minuta me vonë në ora 03:38 101 kilometra në juglindje të Tiranës, 12 kilometra në veriperëndim të Korçës dhe 2 kilometra në jugperëndim të Maliqit. Tërmeti ka qenë me magnitudë 3.0 ballë. /Motilokal.com