Moti në Kosovë kryesisht i vranët dhe me shi

Moti në Kosovë kryesisht i vranët dhe me shi

Moti në Kosovë për ditën e sotme do të jetë mëngjesi pjesërisht me re, mesdita me shi. Temperaturat do të lëvizin nga 13 deri në 17 °C. Era do të fryje me shpejtësi 3 m/s në drejtim të jugut.

Të shtunën do të jetë me mot pjesërisht me re. Temperaturat pritet të lëvizin prej 10 deri në 17 °C. Era do të fryjë me shpejtësi 2 m/s në drejtim të jugut.

Mëngjesi i së dielës do të jetë pjesërisht me re, kurse mesdita pothuajse i kthjellët. Temperaturat do të luhaten nga 11 deri në 14 °C. Era do të fryjë me shpejtësi 2 m/s në drejtim të jugperëndimit. /Motilokal.com