Tërmeti dridh Gjilanin

Tërmeti dridh Gjilanin

Një tërmet me magnitudë 2.1 ballë të Shkallës së Rihterit është regjistruar rreth orës 21:30, dridhjet e tokës janë ndier në qytetin e Gjilanit.

Sipas të dhënave nga Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane (EMSC), lëkundje të tokës ka pasur në Kosovë, Serbi dhe në kufi me Maqedoninë Veriore.

Raportohet se epiqendra e tërmetit ka qenë në Uglar, por faqja e tërmeteve EMSC në Twitter, ka shkruar se për shkak të intensitetit të vogël është vështirë për t’u vendosur automatikisht epiqendra e tërmetit. /Motilokal.com