Lezha përgatitet për sezonin turistik

Lezha përgatitet për sezonin turistik

Bashkia e Lezhës ka nisur përgatitjet për të pastruar bregdetin e Shëngjinit, për krijimin e kushteve sa më të përshtatshme për sezonin e ri turistik.

Kryetari i bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu në profilin e tij në Facebook ka ndarë disa foto nga pastrimi i bregdetit të Shëngjinit.

May be an image of standing, body of water and tree

“Sot administrata e Bashkisë Lezhë, nxënës të shkollës së mesme profesionale “Kolin Gjoka” dhe shkollës së mesme “Hydajet Lezha” në pastrimin e plazhit”, ka shkruar Ndreu.

May be an image of one or more people, people standing, tree and body of water

Bashkia e Lezhës ka bërë të ditur se do t’i kushtojë kujdes dhe vëmendje për gjithë bregdetin e Lezhës dhe zonat e tjera turistike për të krijuar gjithë kushtet e nevojshme që pushuesit të kalojnë një sezon turistik të qetë e sa më komod.

May be an image of one or more people, people sitting, people standing and body of water

Ndërthurja e turizmit bregdetar me atë historik e natyror dhe kulinaria e pasur e bëjnë Lezhën një destinacion për turizëm gjithëvjetor.

May be an image of one or more people and outdoors

I ndodhur në kryqëzim të rrugëve tregtare, historike e kulturore, pjesë e rëndësishme e kujtesës historike kombëtare, Lezha ka krijuar një përvojë të konsoliduar në fushën e turizmit.

May be an image of 2 people, people standing, outdoors and tree

Vetëm 53 km larg kryeqytetit, qyteti i Lezhës ofron vlera të mëdha turistike, me objekte historike muzeale, arkeologjike si dhe objekte kulti si Kisha Françeskane e ndërtuar në vitin 1240./Motilokal.com