Ç'mot do të mbajë në Kosovë

Ç'mot do të mbajë në Kosovë

Sot dhe ditëve në vijim në Kosovë parashihet të mbajë mot kryesisht me diell, e rritje të temperaturave, përjashtuar ditën e shtunë për shkak të kalimit të një fronti të ftohtë do të mbajë mot më i freskët.

Sot në Kosovë do të mbajë mot pjesërisht me re e me diell. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga 12 deri në 22 °C.

Dita e shtunë do të jetë me mot të freskët, pjesa e parë e ditës do të mbajë me vranësira, ndërsa pasditja pjesërisht me re. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 8 deri në 11 °C.

E diela parashikohet të nis me mot pjesërisht me re në mëngjes, por pasditja do të jetë me kthjellime. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 6 deri në 22 °C./Motilokal.com