Studim: Ngrohja globale mund të reduktojë jetën detare deri në 17 për qind

Studim: Ngrohja globale mund të reduktojë jetën detare deri në 17 për qind

Sipas një studimi të publikuar së fundmi oqeanet pritet të humbasin rreth një të gjashtën e peshqve dhe jetës detare deri në fund të shekullit nga ndryshimet klimatike.

Nëse emetimet e gazrave serrë qëndrojnë në normën e tanishme, kjo do të thotë humbje prej 17 për qind të biomasës ose e gjithë jetës detare deri në vitin 2100, sipas studimit të Proceedings of the National Academy of Sciences. Po sipas studimit nëse bota zvogëlon ndotjen nga karboni, humbjet mund të kufizohen vetëm në rreth 5 për qind.

“Nëse bota nuk e ngadalëson ndryshimin e klimës, atëherë ne do të shohim një rënie të madhe të biomasës në oqeane”, tha bashkautori i studimit William Cheung, ekolog në Universitetin e British Columbia.

Një ndër faktorët e ndryshimeve klimatike është ngrohja e ujit në oqeane që prodhon acide dhe kanë më pak oksigjen, gjë që dëmton jetën e detit, tha Cheung.

Pjesa më e madhe e botës mbështetet në oqeane për nevoja ushqimore, thonë shkencëtarët.

“Përhapjet e mundshme të këtyre humbjeve të parashikuara janë të mëdha, jo vetëm për biodiversitetin e oqeaneve, por për shkak se njerëzit në mbarë botën mbështeten në burimet e oqeanit”, tha profesoresha e biologjisë Julia Baum. "Ndryshimet klimatike mund të shkaktojnë probleme të shumta mbi përdorimin e burimeve të oqeanit dhe sigurinë globale të ushqimit, veçanërisht pas rritjes së popullsisë”.

“Nga ndryshimet klimatike ato që do të goditën më së shumti është bota shtazore e oqeaneve”, tha ekologu Derek Tittensor.

Zonat tropikale do të kenë humbje më së shumti nga ngrohja globale, tha Cheung.

Shkencëtarët kishin menduar se ndryshimet klimatike mund të reduktojnë jetën në oqeane, por simulimet e kaluara të kompjuterit kanë shikuar vetëm një pjesë të figurës ose kanë përdorur vetëm një model. Ky studim përdor gjashtë modele të ndryshme kompjuterike që ofrojnë pamje më të mirë të fotografisë, tha Cheung.

Studimet e fundit kanë treguar se humbja e peshkut është nga ndryshimet klimatike dhe shkaktarë për këtë është faktori njeri, shtoi Chung.

Tittensor vuri në dukje se në Atlantikun e Veriut, balenat janë goditur nga ngrohja globale.

“Oqeanet e shëndetshme janë të nevojshme për stabilitetin planetar”, theksoi Joye. “Veprimet agresive globale për të ngadalësuar ndryshimet klimatike janë një imperativ moral.” /Motilokal/