Liqenet akullnajore kërcënojnë miliona jetë njerëzish me përmbytje ndërsa planeti po nxehet

Liqenet akullnajore kërcënojnë miliona jetë njerëzish me përmbytje ndërsa planeti po nxehet

Një numër në rritje i njerëzve po kërcënohen nga përmbytjet, të shkaktuara nga shkrirja e liqeneve akullnajore, kanë paralajmëruar shkencëtarët.

ndërsa planeti ngrohet dhe akullnajat zvogëlohen në përmasa, uji i shkrirë akumulohet dhe krijon liqene, shpesh si rezultat i veprimit të akullit si një digë.

Që nga viti 1990, vëllimi, sipërfaqja dhe numri i këtyre liqeneve akullnajorë është rritur me 50 për qind në shkallë globale. Kur këto liqene bëhen shumë të mbushura, ekziston rreziku që ato të mund të thyejnë barrierat duke lëshuar vëllime të mëdha uji e duke shkaktuar përmbytje katastrofike.

Disa liqene janë më të rrezikshëm se të tjerët dhe ka më shumë të ngjarë të rezultojë në ato që njihen si përmbytje nga liqenet akullnajore.

Stephan Harrison, një profesor i klimës dhe ndryshimit të mjedisit në Universitetin Exeter, tha: “Ata për të cilët ne jemi të shqetësuar janë luginat shumë të pjerrëta malore në Ande dhe në Himalaje, ku akullnajat po shkrihen me mundësinë e rrëzimit edhe të faqeve të malit në këto liqene."

Lidhja mes rritjes së temperaturave dhe përmbytjeve nga liqenet akullnajore, është e komplikuar. Ndërsa krijimi dhe rritja e liqeneve akullnajore mun ti atribuohet ndryshimeve antropogjene të klimës, ato që mund të shkaktojnë përmbytje katastrofike shpesh janë faktor jo klimaterikë, si p.sh tërmetet, ortekët ose reshjet ekstreme.

Një nga parametrat që e bën një liqen akullnajor me gjasë të rrezikshëm, është përmasa e popullatës rreth tij që mund të ekspozohet ndaj përmbytjeve dhe numri mund të variojë nga disa qindra e deri në qindra mijëra. Sidoqoftë, shumë faktorë janë në lojë dhe është thuajse e pamundur të përllogaritet se sa njerëz mund të jenë të rrezikuar në shkallë globale.

Një studim i vitit 2016 zbuloi se kanë qenë të paktën 1,348 përmbytje të regjistruara të liqeneve akullnajore deri më tani në të gjithë botën, nga të cilat 24 për qind kishin një ndikim shoqëror.

Më shumë se 12,000 vdekje u janë atribuar përmbytjeve të tilla. Azia Qendrore ishte rajoni më i prekur, pasuar nga Amerika e Jugut, pastaj Alpet Evropiane, Islanda, Skandinavia, Amerika Veri-Perëndimore dhe Groenlanda. Autorët identifikojnë Amerikën e Jugut dhe Azinë Qendrore si rajone që ka më shumë të ngjarë të përjetojnë një numër të madh të vdekjeve, dëmtime ekstreme në infrastrukturë, përmbytje të tokave bujqësore dhe shkatërrim të shtëpive dhe rrugëve.

Nga akullnajat tropikale në botë, 70 për qind janë të vendosura në Andet Peruane dhe ato po shkrihen me shpejtësi, gjë që ka çuar në disa katastrofa akullnajore gjatë dekadave të fundit. Më e keqja deri më tani ishte përmbytja e shpërthimit të liqenit akullnajor nga Liqeni Palcacocha, i cili mori të paktën 1,800 jetë njerëzish./Motilokal.com