Një qen-robot udhëzues për të verbrit

Një qen-robot udhëzues për të verbrit

Qeni-robot udhëzues për të verbrit, i pari në llojin e tij mund të shmangë pengesat dhe të ecë me ritmin e duhur. Ky robot është ideuar dhe ndërtuar nga Grupi “Hybrid Robotics” i Universitetit të Kalifornisë në Berkeley, i udhëhequr nga Zhongyu Li dhe është botuar në faqen e internetit të “arkiv”, i cili mirëpret artikuj në pritje të shqyrtimit nga komuniteti shkencor.

I pajisur me katër këmbë dhe i lidhur në një zinxhir, qeni-robot udhëzues është treguar në gjendje të drejtojë një person të sigurt në një mjedis të mbyllur, pa e përplasur atë nëpër objekte dhe mure.

The setup — built on a design called a mini cheetah — features a laser-ranging system to map out its surroundings and a camera to track the human it is guiding

I quajtur Mini Cheetah, roboti i ri orientohet në hapësirë falë një “lidar-i”, sistemi i zbulimit në distancë, që mundëson përcaktimin e distancës nga një objekt duke përdorur një impuls laser.

Given an end point to reach, the machine maps out a simple route, adapting its course as it progresses to accommodate obstacles and the handler's movements

Një aparat fotografik e lejon atë të gjurmojë pozicionin e qenies njerëzore që e shoqëron dhe e ndjek atë falë një zinxhiri hi-tech, i pajisur me një njësor, që mat forcën e ushtruar nga njeriu.


Roboti dhe sistemi u testuan në disa eksperimente, në të cilat qeni-robot udhëzues arriti me sukses të drejtojë një person me sy të lidhur, duke shmangur aksidentet dhe përplasjet me pengesat aty pranë.

Hapi tjetër do të jetë sigurimi që qeni-robot të mund të drejtojë një person me shikim të dobët në hapësira të hapura dhe me semaforë./Motilokal.com