Gjermania dhe Kina kanë rënë dakord të rrisin bashkëpunimin e tyre në një përpjekje për të luftuar ndryshimet klimatike duke ndihmuar që temperaturat globale të mos rriten më shumë se 1.5 gradë Celsius deri në vitin 2100.
Vendeve u kam mbetur shumë pak kohë për të arritur atë synim, të përcaktuar në marrëveshjen e Parisit më shumë se pesë vjet më parë, sepse temperaturat globale janë rritur tashmë me rreth 1.2 gradë Celsius që nga kohërat para-industriale, thonë shkencëtarët.
"Ne duhet të bëjmë gjithçka që është e mundur për të ulur emetimet e gazeve serë më shpejt sesa ishte planifikuar deri më tani", tha Svenja Schulze, ministrja e mjedisit të Gjermanisë. "Së bashku me vendet e mëdha të industrializuara, ne gjithashtu kemi nevojë për Kinën për këtë."
Kina është bërë emetuesi më i madh në botë i gazrave për ngrohjen e planetit, duke kaluar Shtetet e Bashkuara, të cilat tani renditen në vendin e dytë. Ajo është zotuar të ndalojë shtimin e dioksidit të karbonit, gazit kryesor serrë, në atmosferë deri në vitin 2060, një dekadë më vonë se SHBA dhe Bashkimi Evropian.
Schulze tha se ajo dhe homologu i saj kinez Huang Runqui diskutuan se si Pekini mund të njoftojë për vitin kur do të fillojë të ulë emetimet dhe të shkurtojë përdorimin e qymyrit, një lëndë djegëse fosile veçanërisht ndotëse. Gjermania synon të heqë dorë nga djegia e qymyrit për energji elektrike deri në vitin 2038./Motilokal.com


