NP “Termokos” përmes një komunikate ka njoftuar se ka përmbyllur sot sezonin ngrohës 2020/2021, pas plotësimit të kushteve klimatike.
“NP “Termokos” po e përfundon njërin nga sezonet ngrohëse më të suksesshme deri më tani. Gjatë sezonit ngrohës 2020/2021 janë shënuar një varg suksesesh në shumë aspekte të funksionimit të ndërmarrjes”, thuhet në njoftim.
Sipas “Termokos” prodhimi i energjisë ngrohëse ka qenë për 15.7% më i lartë, ndërsa liferimi i energjisë termike ka qenë 20.5% më i lartë se në sezonin e kaluar. Edhe faturimi për sezonin 2020/2021 ka qenë mbi 10 % më i lartë se në sezonin paraprak.
Më tej në njoftim thuhet se numri i konsumatorëve këtë sezon ngrohës është rritur për 688 konsumatorë të rijnë, me një sipërfaqe ngrohëse rreth 49 mijë m/2 më shumë se në sezonin e kaluar ngrohës.
“Përndryshe, ky është sezoni i pestë, në përfundim të të cilit, për shkak të motit të ftohtë dhe me kërkesë të konsumatorëve, furnizimi me ngrohje ka vazhduar edhe për 12 ditë shtesë”, theksohet në komunikatë./Motilokal.com


