Ujësjellësi ‘Prishtina’ bën thirrje për kursim të ujit të pijshëm

Ujësjellësi ‘Prishtina’ bën thirrje për kursim të ujit të pijshëm

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë thirrje te qytetarët që të shpenzojnë sa më pak ujin e pijshëm.

Përmes një komunikate, KUR bën të ditur se menaxhimi i sistemit të ujësjellësit të Prishtinës për të pasur ujë të mjaftueshëm dhe të pastërt, kushton.

Komunikata e plotë:

Ne e hapim  çdo ditë  rubinetin në banimet tona, për të pirë ujë, për të larë duart, fytyrën dhe dhëmbët, për të bërë dush, për të pastruar pemët e perimet dhe për të zier ushqime.

S’ka gjë më të lehtë e më të shpejt, sesa hapja dhe mbyllja e një rubineti.

Por a e dini se, rruga e trajtimit të ujit është e gjatë, e mundimshme dhe ka një kosto të lartë derisa të vjen në krojet tona!

Energji elektrike, pompa, pajisje, kimikate, gypa primar e sekondar, derivate, fuqi punëtore, dije dhe investime, pra është një proces i gjatë që kushton.

Menaxhimi i sistemit të ujësjellësit të Prishtinës për të pasur ujë të mjaftueshëm dhe të pastërt, kushton!

Uji fillestar merret nga liqeni me pompa e pastaj dërgohet në Impiantet e Trajtimit të Ujit, me ç’rast i nënshtrohet proceseve të gjata teknologjike  për trajtim.

A e dini se, 1000 litra ujë i trajtuar/përpunuar kushton vetëm 0,43 euro (43 cent) !?

Paguani faturat e ujit!

Afër, lirë, lehtë dhe shpejt!/Motilokal.com