Situata meteorologjike sërish mbetet e paqëndrueshme. Kjo si pasojë e fushave ciklonike të cilat sërish rikthehen mbi vendin tonë, duke krijuar kushte për reshje shiu të intensitetit mesatar deri të lartë.
Moti sot në Kosovë do të jetë mëngjesi pjesërisht me re, ndërsa mesdita me shi. Temperaturat do të lëvizin nga 16 deri në 20 °C. Era do të fryjë me shpejtësi 4 m/s në drejtim të jugut.
E enjtja do të jetë mot me shi. Temperaturat pritet të lëvizin prej 12 deri në 14 °C. Era do të fryjë me shpejtësi 2 m/s në drejtim të jug-jugperëndimit. /Motilokal.com