Moti sot në Maqedoninë e Veriut, me diell dhe i ngrohtë

Moti sot në Maqedoninë e Veriut, me diell dhe i ngrohtë

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare. Në disa vende priten reshje të shiut dhe erëra të forta.

Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej 12 deri 18 °C, ndërsa ato ditore do të jenë në interval prej 24 deri 35 °C.

Gjatë ditëve të ardhshme moti pritet të jetë stabil, me diell dhe i nxehtë. Ndërsa gjatë fundjavës autoritetet në disa vende paralajmërojnë reshje të shiut. /Motilokal/