Bashkimi Evropian arrin marrëveshjen për ligjin për uljen e emetimeve

Bashkimi Evropian arrin marrëveshjen për ligjin për uljen e emetimeve

Negociatorët për institucionet e Bashkimit Evropian (BE) kanë arritur marrëveshje mbi rregullat e reja të klimës, deklaruan zyrtarët nga Parlamenti Evropian dhe Këshilli i BE-së duke hapur rrugën për një objektiv të uljes së emetimeve prej të paktën 55 për qind.

Negociatorët që përfaqësojnë 27 qeveritë, Parlamenti Evropian dhe Komisioni Evropian arritën një marrëveshje pas muajsh debate të pafrytshme pas dyerve të mbyllura.

Synimi i ri është një hap të konsiderueshëm nga synimi aktual i një ulje prej 40% të emetimeve nga nivelet e vitit 1990.

"Ky është një moment i rëndësishëm për BE-në dhe një sinjal i fortë për botën: angazhimi ynë për #KlimaNeutraleEU do të drejtojë politikat tona gjatë 30 viteve të ardhshme”, u shpreh zëvendëspresidenti i Komisionit për Kimën Frans Timmermans.

Pas më shumë se 15 orësh bisedime në raundin e fundit të negociatave, negociatorët e Parlamentit Evropian më në fund pranuan numrin që krerët e shteteve dhe qeverive të BE-së kishin vendosur në fund të vitit 2020.

Parlamenti Evropian në të vërtetë kishte kërkuar një rezultat më ambicioz, përkatësisht një reduktim prej 60 për qind të gazrave serë dhe një metodë më rigoroze të llogaritjes.

Një nga pikat kryesore të ngulitjes ishte çështja nëse dhe në çfarë mase duhen përfshirë sasitë e dioksidit të karbonit të depozituara nga pyjet, bimët dhe tokat./Motilokal.com