Tranzicioni global i energjisë është thelbësor për të arritur qëllimet e klimës

Tranzicioni global i energjisë është thelbësor për të arritur qëllimet e klimës

Tranzicioni i energjisë kërkon një transformim të plotë të energjisë globale, sistemit ekonomik dhe social, duke filluar tani, pasi dekada e ardhshme është thelbësore për të arritur qëllimet e klimës, sipas një raporti të Forumit Ekonomik Botëror (WEF) të mërkurën.

Raporti i WEF-së për Nxitjen e Tranzicionit Efektiv të Energjisë 2021 tregon se elektrifikimi nëpër sektorë të tjerë të përdorimit përfundimtar të energjisë, veçanërisht industritë, HVAC (ngrohja, ventilimi dhe kondicionimi i ajrit) dhe transporti janë të nevojshme për të arritur qëllimet klimatike.

Duke qenë se që nga viti 2018, 81 për qind e energjisë në botë furnizohej ende nga lëndët djegëse fosile, transformimi i sistemeve të energjisë duhet të rrisë vrullin e tij për të ndihmuar në arritjen e objektivave kritikë siç janë Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm të KB-së dhe ato të Marrëveshjes së Klimës së Parisit.

WEF tha që dekarbonizimi i sektorit të energjisë është kritik gjatë dekadës së ardhshme. Sidoqoftë, disa ndërhyrje janë bërë vitin e kaluar drejt këtij qëllimi me flukse rekord të financave që kapin shumën prej 501 miliardë dollarësh të derdhur në tranzicionin e energjisë. Kjo përfaqëson një rritje prej 9.4 për qidn nga 458 miliardë dollarë në 2019 me teknologjitë e pjekura të energjisë së rinovueshme që përbëjnë pjesën më të madhe të këtij investimi

Fusha të tjera të tranzicionit të energjisë si lëvizshmëria, nxehtësia e elektrizuar, depozitimi dhe kapja dhe depozitimi i karbonit (CCS) përbëjnë një pjesë të vogël të investimit total.

Raporti i WEF-së e përcaktoi tranzicionin e energjisë si "një tranzicion në kohë drejt një sistemi energjetik më gjithëpërfshirës, të qëndrueshëm, të përballueshëm dhe të sigurt që ofron zgjidhje për sfidat globale të lidhura me energjinë, ndërsa krijon vlerë për biznesin dhe shoqërinë, pa kompromentuar ekuilibrin e trekëndëshit të energjisë"./Motilokal.com