Dhjetëra artistë, përfshirë DiCaprio i kërkojnë Bidenit të ‘mos nënshkruajë marrëveshje klimatike me Brazilin’

Dhjetëra artistë, përfshirë DiCaprio i kërkojnë Bidenit të ‘mos nënshkruajë marrëveshje klimatike me Brazilin’

Dhjetëra të famshëm duke përfshirë aktorët, duke përfshirë Leonardo DiCaprio, Jane Fonda dhe Joaquin Phoenix, i shkruan një letër presidentit të SHBA-së, Joe Biden duke i kërkuar të mos nënshkruajë marrëveshjen e klimës me Brazilin, transmeton AA.

Letra e hapur e nënshkruar nga artistët vjen vetëm disa ditë që Bolsonaro do të bashkohet me dhjetëra udhëheqës të tjerë të huaj në samitin 22-23 prillit të udhëhequr nga SHBA për të trajtuar krizën e klimës, e cila do të mbahet në internet. SHBA dhe Brazili kanë zhvilluar bisedime dypalëshe që nga shkurti, dhe presidenti Bolsonaro ka qenë i sinqertë në lidhje me dëshirën e tij për mbështetje financiare të SHBA për ruajtjen e Amazon.

Në letër, artistët theksuan se janë me popullin brazilian dhe organizatat joqeveritare, të cilët janë të shqetësuar për një marrëveshje të mundshme klimatike me Bolsonaron dhe i bënë thirrje administratës së Bidenit të "dëgjojë zërin e popullit brazilian dhe të mos bëjë asnjë marrëveshje me këtë vend".

"Ne ndajmë shqetësimet tuaja në lidhje me veprimet urgjente që duhet të ndërmerren në lidhje me kërcënimet ndaj Amazonit, klimës sonë dhe të drejtave të njeriut. Por, marrëveshja me Bolsonaron nuk është zgjidhje", thuhet në letrën e artistëve.

Më tej Bolsonaro akuzohet për shkeljen e të drejtave të njeriut dhe dëmtimin e pyjeve në vend.

Ministri brazilian i Mjedisit, Ricardo Salles në shkurt tha se po kërkonin mbështetje financiare nga SHBA-ja për mbrojtjen e Amazonit.

Salles më 14 prill njoftoi se kërkuan ndihmë prej 1 miliard dollarë nga vendet perëndimore për të zvogëluar problemin e shpyllëzimeve në vend me rreth 30-40 për qind në vit.

Ambasadori amerikan në Brazil, Todd Chapman njoftoi në të njëjtën ditë se mjedisi është çështja më e ngutshme në marrëdhëniet bilaterale me Brazilin dhe do të diskutohet në Samitin e Klimës./Motilokal.com