Pfizer thotë se njerëzit do të kenë nevojë për dozën e tretë të vaksinës pas 12 muajsh

Pfizer thotë se njerëzit do të kenë nevojë për dozën e tretë të vaksinës pas 12 muajsh

Kreu i Pfizer, Albert Bourla tha në një intervistë se njerëzit do të kenë “ndoshta” nevojë për një dozë të tretë të vaksinës COVID-19 të kompanisë së tij brenda një viti nga vaksinimi i plotë.

Duke folur për CNBC, Bourla shpjegoi: “Një skenar i mundshëm është që ka të ngjarë të ketë një nevojë për një dozë të tretë, diku midis 6 dhe 12 muaj dhe më pas nga atje, do të ketë një rivaksinim vjetor, por e gjithë kjo duhet të konfirmohet. Shfaqja e llojeve të reja të viruseve do të luajë rol të rëndësishëm në marrjen e këtij vendimi".

“Është shumë me rëndësi të zvogëlohet grupi i njerëzve që janë të ndjeshëm ndaj virusit” ka shtuar ai.

Bourla gjithashtu mbrojti çmimin e vaksinës së tij, më e shtrenjta në përdorim në BE: ”Vaksinat janë shumë të shtrenjta. Ato shpëtojnë jetë njerëzish, lejojnë që ekonomitë të rihapen, por ne i shesim me çmimin e një vakti."

A do të thotë kjo se do të vazhdojë distancimi shoqëror?

Më 1 prill, kreu i Pfizer dha një intervistë duke diskutuar kohën për një dozë të tretë të vaksinës së tij. Intervista e tij u transmetua me 15 prill, në të cilën ai shpjegon se një dozë e tretë e Pfizer do të ishte e nevojshme brenda 6 deri në 12 muaj nga doza e dytë.

Marrja e një shumice të madhe të njerëzve dy doza të vaksinës COVID shihet si mënyra për të arritur imunitetin e tufës, e cila më pas do të ndalonte formimin e zinxhirëve të transmetimit midis atyre që nuk mund të marrin vaksinën për arsye mjekësore.

Sidoqoftë, vaksina Pfizer COVID do të jetë një dukuri më e rregullt se sa ishte imagjinuar më parë.

Pfizer publikoi një studim në fillim të këtij muaji që tregonte se doza e tij është më shumë se 91% efektive në mbrojtjen kundër koronavirusit dhe më shumë se 95% efektive kundër rasteve të rënda të COVID-19 deri në gjashtë muaj pas dozës së dytë.

Por studiuesit thonë se duhen më shumë të dhëna për të përcaktuar nëse mbrojtja zgjat pas gjashtë muajsh.

Vaksina Pfizer, e zhvilluar në partneritet me firmën gjermane BioNTech, aktualisht luan një rol kryesor në fushatat amerikane dhe europiane të vaksinimit.

Gjiganti farmaceutik njoftoi në shkurt se po provonte një dozë të tretë të vaksinës së saj për të luftuar më mirë variantet e reja./Motilokal.com