Pas 185 ditësh në hapësirë, kthehen në Tokë dy kozmonautët rusë dhe astronautja e NASA-s

Pas 185 ditësh në hapësirë, kthehen në Tokë dy kozmonautët rusë dhe astronautja e NASA-s

Vetëm disa ditë pasi ekuipazhi i Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar arriti në 10 persona, tre janë kthyer në Tokë.

Kozmonautët rus Sergey Ryzhikov, Sergey Kud-Sverchkov dhe astronautja e NASA-s Kate Rubins përfunduan misionin e tyre 185-ditor në stacionin hapësinor të premten.

Largimi i tyre me anijen Soyuz MS-17 u transmetua drejtpërdrejt në kanalin televiziv dhe faqen e internetit të NASA-s.

Treshja lundroi përsëri në atmosferën e Tokës dhe u ul në 12:55 të ditë së sotme në stepën e Kazakistanit.

Kozmonautët do të kthehen në bazën e tyre të trajnimit në Star City, Rusi, dhe Rubins do të fluturojnë në shtëpi për në Hjuston.

Së bashku, koha e ekuipazhit në stacion përfshiu 2,960 orbita të Tokës dhe 126 milionë kilometra pas mbërritjes së tyre në tetor./Motilokal.com