Shkencëtarët regjistrojnë rreze X dhe valë gjigante radioje nga hapësira

Shkencëtarët regjistrojnë rreze X dhe valë gjigante radioje nga hapësira

Mjegullnaja e Gaforres, i ka mahnitur përherë shkencëtarët me bukurinë e saj, por këtë radhë ka dhe një arsye tjetër për të tërhequr vëmendjen.

E ndodhur 6,500 vjet dritë larg në konstelacionin e Demit, ajo po çliron një sasi të jashtëzakonshme energjie.

Mjegullnaja u krijua nga shpërthimi i një supernove, drita e së cilës për herë të parë mbërriti në Tokë korrikun e vitit 1054 dhe u dëshmua nga astronomët në Japoni e Kinë.

Kur ylli shpërtheu, ai formoi një yll neutron, i cili është bërthama e dendur e një ylli që është sa madhësia e një qyteti si Çikago. Ky u bë një pulsar, ose yll neutroni që rrotullohet me shpejtësi, që tani ndodhet në mjegullën.

Ky yll rrotullohet 30 herë në sekondë dhe konsiderohet të jetë njëri prej yjeve më të shndritshëm pulsues. Aktualisht po dërgon rreze X dhe gjatësi valësh të radios që janë të dukshme në qiellin tonë.

Shkencëtarët besojnë se po të arrijnë t’i kuptojnë më mirë këto impulse, atëherë do të hedhin dritë edhe mënyrën sesi valët e radios udhëtojnë për miliona vite dritë për të mbërritur në planetin tonë./Motilokal.com