Kosova shënon progresin më të madh deri me tani në historinë e raportimit për cilësinë e ajrit

Kosova shënon progresin më të madh deri me tani në historinë e raportimit për cilësinë e ajrit

Agjencia e Mjedisit të Evropës ka publikuar sot vlerësimin parafinal për rrjedhën e të dhënave ne EIONET për vitin 2020. Krahasuar me vlerësimin paraprak, Kosova ka shënuar sërish progres në procesin e raportimit duke përmbushur 88% të obligimeve të planifikuara për raportim për këtë vit.

Në kuadër të vlerësimit për këtë periudhë, për 6 fusha relevant për raportimit, Kosova ka marrë pikët maksimale (4) për 5 prej tyre, përkatësisht për raportimin e të dhënave për cilësi të ajrit, për emisionet në ajër, për gazrat sere, për zonat e mbrojtura, dhe për cilësi të ujërave.

May be an image of text that says 'Outlook We 2020 Eionet Portal 凸 h Stonia Sweden Switzerland Finland Lurembourg Netherlands Lithuania Poland Hungary Iceland Portugal Norway Germany Latvia Slovenia Malta Montenegro Turkey n'

Kosova gjatë këtij vitit të raportimit nuk ka arritur të marrë pike, vetëm në fushën e raportimit online të të dhënave për cilësi të ajrit. Edhe pse AMMK ka filluar të realizojë raportimin online për cilësi të ajrit në muajin nëntor të vitit 2020, kërkesat e EEA/EIONET, vlerësojnë përmbushjen e raportimit vetëm atëherë kur ajo arrin së paku 70% të kohës të raportimit te te dhënave në kohë reale.

No photo description available.

Viti 2020 shënon vitin me progresin më të madh në historinë e raportimeve në EIONET/EEA, që ka realizuar Kosova përmes AMMK, nga viti 2011 (57%), viti 2018 (60%), viti 2019 (67%).

Në kuadër të renditjes së vendeve sipas raportimit Kosova, ka lënë prapa shumicën e vendeve të Ballkanit dhe një pjesë të konsiderueshme të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian./Motilokal.com