Rikuperohet shqiponja pasi u gjet e plagosur, pajiset me GPS dhe i kthehet qiellit [Foto]

Rikuperohet shqiponja pasi u gjet e plagosur, pajiset me GPS dhe i kthehet qiellit [Foto]

Shqiponja e Malit, zogu emblematik i Shqipërisë është lëshuar të fluturojë e lirë përsëri në qiellin tonë.

Dy muaj pasi u gjet e plagosur dhe u rehabilituar shqiponja është lëne të fluturojë në Parkun Kombëtar të Prespës. Ekzistenca e shpendit që zor se mund të shihet prej vitesh rrezikohet nga gjuetia e paligjshme dhe helmimi, çka ka bere qe ne vendin tone thuajse te përgjysmohet numri.

Ekspertë të zonave të mbrojtura kanë mundësuar për herë të parë, me ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë, vendosjen një GPS në trupin e shqiponjës, çka do të mundësojë studimin e jetës të këtij shpendi. 

Shpendë të tilla, sipas specialistëve, vitet e fundit janë mjaft të rrezikuara nga persona që i gjuajnë me armë zjarri dhe thuajse çdo ditë, në Parkun Divjakë-Karavasta, paraqiten shpendë të ndryshëm të plagosur./Motilokal.com

May be an image of hawk and nature

May be an image of hawk and nature

May be an image of bird and nature

May be an image of hawk and nature

May be an image of 1 person and bird