Një aplikacion në telefon/ Zgjidhja e shkencëtarëve të NASA-s për të shpëtuar koralet

Një aplikacion në telefon/ Zgjidhja e shkencëtarëve të NASA-s për të shpëtuar koralet

Më pak se 1% e shtratit të oqeaneve përbëhet nga shkëmbinj nënujorë koralesh. Por më shumë se një e katërta e kafshëve detare jetojnë në to. Me rritjen e temperaturave që zbardhin koralet nëpër oqeane, shkencëtarët e NASA-s i janë kthyer një mjeti shumë të pazakontë: një aplikacioni në smartphone.

Një ekip i shkencëtarëve të NASA-s në Silicon Valley kanë zhvilluar NeMO-Net, një lojë për klasifikimin e koraleve, në një mjet për Administratën Kombëtare të Oqeanisë dhe Atmosferës (NOAA).

Me aplikacionin, krijimi i një harte të koraleve vjen bashkë me një sasi të madhe të dhënash dhe fotosh, që çojnë në një analizë. Tetë për qind e dyshemesë së oqeanit është tashmë e përfshirë në harta me të njëjtin rezolucion fotosh si ato në tokë, thotë Ved Chirayath, një shkencëtar i NASA-s që drejton ekipin.

"Pyetjet kryesore se ku është korali, sa i shëndetshëm është dhe si ndryshon ai me kohën, duhet të marrin një përgjigje nga dikush dhe në të shkuarën duhej që kjo të bëhej përmes shqyrtimit të të dhënave ekzistuese dhe duke i klasifikuar manualisht ato", Chirayath tha.

Koralet e marrin ngjyrën e shndritshme nga algat brenda tyre. kur koralet jetojnë nën stres, ato i dëbojnë këto alga dhe zbehen, çka i bën ato të shuhen.

Oqeanet e botës marrin 90 për qind të nxehtësisë nga emetimet e gazrave që shkaktojnë efektin serë dhe kjo bën që koralet të zbardhen.

Tani, shumë shpresa janë varur tek ky aplikacion. Ndërsa një lojë që edukon përdoruesit për koralet nuk do ta zgjidhë problemin, sa më i ulët të jetë efekti i dorës së njeriut, aq më i lartë është shansi i rimëkëmbjes së koraleve.

"Njerëzit do të shikonin nën një sipërfaqe oqeani dhe nuk do të dinin se çfarë po shikonin", tha Heather Howard. “Loja i vendos ata në një kategori tjetër./Motilokal.com