Një jaht me energji bërthamore, do të përdoret nga shkencëtarët për të zbuluar misteret e planetit.
Jahti Earth 300 është krijuar për të 'bashkuar shkencën dhe eksplorimin për t'u përballur me sfidat më të mëdha të Tokës', sipas themeluesit të Iddes Yacht, prodhuesit të anijes, Salas Jefferson, i cili thotë se do të kujdeset për rreth 160 shkencëtarë njëkohësisht.
Jahti me 22 laboratorë do të jetë si një ‘sferë shkencore’ dhe do të punojë nga një gjenerator i energjisë bërthamore që përdor kripërat e fluorit të shkrirë si një ftohës dhe funksionon me presion të ulët.
Kur të nisë, ajo do të veprojë si një 'platformë ekstreme e teknologjisë për shkencën, eksplorimin dhe inovacionin në det', sipas Iddes, i cili thotë se 22 laboratorët e tij do të pajisen me robotikë dhe sisteme të inteligjencës artificiale.
Earth 300 do të ketë gjithashtu një flotë anijesh dhe një helikopter dhe premton të jetë një depo e rëndësishme e të dhënave dhe informacionit për planetin Tokë, duke përfshirë sigurinë e ujit dhe ushqimit, katastrofat e klimës, arsimin dhe pandemitë globale.
Kompania që e ka projektuar thotë se jahti do të veprojë si një ‘platformë teknologjike për shkencën, eksplorimin dhe inovacionin në det’ dhe se laboratorët e tij do të pajisen me sisteme robotike dhe të Inteligjencës Artificiale./Motilokal.com