Çadrat me vete, moti sot me shi në Shqipëri

Çadrat me vete, moti sot me shi në Shqipëri

Shqipëria përgjatë ditës së sotme do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Moti sot parashikohet të mbajë me vranësira e reshje shiu që do ta përfshijnë pjesën më të madhe të vendit, kohë pas kohe edhe intervale me diell përgjatë vijës bregdetare dhe ultësirës perëndimore. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga 9 deri në 12 °C.

Dita e enjte do të mbajë mot pjesërisht me re gjatë paradites, ndërsa pasdite pothuajse i kthjellët. Temperaturat do të lëvizin nga 4 deri në 13 °C./Motilokal.com